
Anemia është një gjendje në të cilën nuk ka mjaft qeliza të shëndetshme të kuqe të gjakut për të mbajtur oksigjen të mjaftueshëm në indet e trupit.
Lloje të ndryshme të anemisë kanë shkaktarë dhe simptoma të ndryshme por disa nga simptomat më të shpeshta janë:Lodhja
Humbja e peshes
Vështirësia në frymëmarrje
Rënia e flokëve
Zbehja e lëkurës
Magnezi është jetik për shumë funksione trupore.
Shëndeti i kockave
Magnezi mund të përmirësojë shëndetin e kockave si direkt ashtu edhe indirekt, pasi ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit dhe vitaminës D, të cilat janë dy lëndë ushqyese të tjera jetësore për shëndetin e kockave.
Diabeti
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e glukozës dhe metabolizmin e insulinës.
Një mungesë magnezi mund të përkeqësojë rezistencën e insulinës, e cila është një gjendje që shpesh zhvillohet para diabetit të tipit 2. Nga ana tjetër, rezistenca ndaj insulinës mund të shkaktojë nivele të ulëta të magnezit.
Marrja e suplementeve të magnezit gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës tek njerëzit me nivele të ulëta të magnezit.
Shëndeti kardiovaskular
Trupi ka nevojë për magnez për të ruajtur shëndetin e muskujve, përfshirë zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se magnezi ndikon pozitivisht në funksionimin normal të zemrës.
Defiçenca e magnezit rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare. Është vënë re që njerëzit me insufiçencë kardiake kanë njëkohësisht dhe defiçencë të magnezit. Mjekët rekomandojnë marrjen e suplementeve me magnez tek njerëzit me insufiçencë kardiake, për të pakësuar rrezikun e aritmisë dhe për të pakësuar rrezikun për goditje në tru.
Postimet e Fundit
Sëmundjet e Lindura të Zemrës
Në Dr. Medical Polyclinic, kujdesi për fëmijët është një prioritet absolut. Ekipi…
Kujdesi Pediatrik në Dr. Medical Polyclinic
Në Dr. Medical Polyclinic, kujdesi për fëmijët është një prioritet absolut. Ekipi…
Kujdesi Kardiologjik në Dr. Medical Polyclinic
Në Dr. Medical Polyclinic, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes…