Shërbimet · Kardiologji
Kardiologji në Tiranë
Kardiologji në Tiranë me kardiologët Dr. Andri Çabeli, Dr. Endri Hasimi dhe Dr. Mirald Gina: konsulta, EKG, ekografi e zemrës, stress test dhe Holter në Dr. Medical Clinic & Lab.
Çfarë ofrojmë
Shërbimet kardiologjike
Mjekët tanë kardiologë realizojnë një gamë të gjerë ekzaminimesh dhe procedurash.
Konsulta kardiologjike
Vlerësim i plotë nga mjeku kardiolog.
Mëso më shumë →
Elektrokardiogramë (EKG)
Regjistrim i aktivitetit elektrik të zemrës.
Mëso më shumë →
Ekografi e zemrës
Ekokardiografi për strukturën dhe funksionin e zemrës.
Mëso më shumë →
Eko transezofageale
Ekografi e zemrës përmes ezofagut, për pamje më të detajuar.
Mëso më shumë →
Stress test dhe Stress-Eko
Prova e sforcimit në tapet dhe ekografi e zemrës gjatë sforcimit.
Mëso më shumë →
Holter ritmi dhe presioni
Monitorim 24-orësh i ritmit dhe presionit arterial.
Mëso më shumë →
Aritmitë kardiake
Diagnoza dhe trajtimi i çrregullimeve të ritmit të zemrës.
Mëso më shumë →
Konsulta kardio-pediatrike
Vlerësim i zemrës tek fëmijët.
Mëso më shumë →
Konsulencë për koronarografi
Vlerësim dhe orientim kur nevojitet koronarografia.
Mëso më shumë →
Kontroll pacemaker-i
Kontroll i baterisë, kabllove dhe ritmit të zemrës.
Mëso më shumë →
Eko Doppler karotide
Ekzaminim i arterieve të qafës që furnizojnë trurin.
Mëso më shumë →
Echo bubble test
Ekografi me mikroflluska për zbulimin e PFO.
Mëso më shumë →
Pse Dr. Medical Clinic & Lab
Diagnozë e saktë, trajtim i personalizuar
Mjekët tanë janë të trajnuar për të bërë diagnoza të sakta dhe për të përcaktuar planin e trajtimit të përshtatshëm. Duke kombinuar njohuritë e tyre me teknologjitë dhe metodat më të fundit, ofrojnë trajtimin më efektiv dhe të personalizuar për çdo pacient.
Mjeku juaj do të jetë një partner i besueshëm në kujdesin e shëndetit kardiak: ndjek ecurinë e gjendjes suaj shëndetësore, monitoron përgjigjen ndaj trajtimit dhe rekomandon ndryshimet e nevojshme. Ndërveprimi personal dhe komunikimi i hapur janë thelbësore në lidhjen mjek–pacient.
Kemi gjithashtu një sistem të avancuar të menaxhimit të historisë së pacientit dhe regjistrimit elektronik, si dhe mjekë të specializuar në procedura si angio-skaneri koronar, koronarografia dhe ndërhyrjet perkutane koronare.
Kujdes i personalizuar për zemrën
Çdo pacient merr një vlerësim sipas gjendjes së tij shëndetësore. Mjeku kardiolog shqyrton simptomat, historikun mjekësor dhe faktorët e rrezikut.
Nëse është e nevojshme, rekomandohen ekzaminime shtesë për një diagnozë më të qartë — kështu trajtimi dhe ndjekja bëhen më të sakta.
Stafi
Mjekët tanë kardiologë
Na vizitoni
Klinikat tona në Tiranë
Dr. Medical Clinic & Lab
Dr. Medical Clinic & Lab
Kujdesuni për zemrën tuaj sot
Rezervoni një konsultë me mjekët tanë kardiologë në Tiranë.
