Rreth nesh

Dr. Medical Clinic & Lab

Dr. Medical Clinic & Lab ofron konsulta me mjekë specialistë, analiza laboratorike dhe ekzaminime diagnostikuese për fëmijë dhe të rritur, në dy klinika në Tiranë.

Ambientet e klinikës Dr. Medical Clinic & Lab në Tiranë

Kush jemi

Kujdes i personalizuar për çdo pacient

Dr. Medical Clinic & Lab është një klinikë mjekësore e specializuar në përkujdesjen e shëndetit të pacientëve. Ne kemi një staf të kualifikuar të mjekëve dhe specialistëve mjekësorë që ofrojnë kujdes të personalizuar për çdo pacient.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, duke përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Përveç kësaj, ofrojmë edhe konsulta dhe këshilla mjekësore që pacientët tanë të kenë kujdesin maksimal për shëndetin e tyre.

1209+

Pacientë

30+

Mjekë

20+

Staf

2

Klinika në Tiranë

Certifikim ISO 9001:2015 dhe ISO 22301:2019

Certifikim

Sistem menaxhimi i certifikuar

Dr. Medical Clinic & Lab është e certifikuar sipas dy standardeve ndërkombëtare:

  • ISO 9001:2015Sistemi i menaxhimit të cilësisë
  • ISO 22301:2019Sistemi i menaxhimit të vazhdimësisë së shërbimit
Dr. Andri Çabeli, kardiolog dhe themelues i Dr. Medical Clinic & Lab
KardiologThemelues
Themeluesi

Dr. Andri Çabeli

Mjek kardiolog

Pasioni dhe dëshira për një mjekësi më të mirë ishin arsyeja përse vendosi të themelojë Dr. Medical Clinic & Lab dhe Dr. Pharmacy. Një mjek që profesionalizmin e rrit gjithmonë përmes dëshirës së pandalshme për dije — tek doktor Andri Çabeli, pacientët kanë gjetur përkushtimin maksimal dhe zgjidhjen për problemet e tyre.

Është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe më pas ka kryer specializimin në Kardiologji. Një pjesë të studimeve i ka kryer në Universitetin e Bolonjës, Itali. Autor dhe bashkautor në disa publikime mjekësore, merr pjesë aktivisht në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
  • Specializim në Kardiologji
  • Studime në Bolonjë, Itali

Klinikat tona

Ju ftojmë të na vizitoni në klinikat tona ose të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për këshillë mjekësore.

Teknologji moderne

Dr. Medical Clinic & Lab përdor teknologji moderne për të ofruar shërbime mjekësore të avancuara dhe efektive për pacientët.

Galeria

Një vështrim brenda klinikës

Rrëshqitni për më shumë

Vlerësimet

Pacientët tanë të lumtur

Ne jemi të përkushtuar t’ju ofrojmë shërbime cilësore për një shëndet të mirë dhe një jetë të shëndetshme.

Nje laborator analizash I ndodhur disa metra ne te djathte te kopeshtit zoologjik te Tiranes ne rrugen Shqyqyri Brari, ne drejtimin e kopeshtit botanik. Kryejne jo vetem analiza por edhe teste te ndryshme duke nisur qe nga testet e covidit. Ne krah te laboratorit ndodhet edhe nje farmaci qe I ploteson te gjitha nevojat e lagjes

Altin Buka

Super klinike! Kujdes i papare ndaj klienteve! Stafi dhe doktoret jane shume te pergatitur, te sjellshem dhe mjaft to komunikueshem.

Endri Gina

Sherbim i kulturuar dhe ne kohe reale.Vizita dhe komunikimi me mjeket ishte shume i vleresueshem.

Deniona Bonjaku

Sherbim i shkelqyer dhe shendet i sigurt me mjeket me te mire!

Iva Saveta

Keni pyetje ose dëshironi një konsultë?

Stafi ynë është gati t’ju ndihmojë.