Shërbimet · Gjinekologji

Gjinekologji në Tiranë

Gjinekologji në Tiranë – shërbimi i gjinekologjisë në Dr. Medical Clinic & Lab ofron kontrolle rutinë, konsulta dhe ekzaminime për shëndetin e gruas, në çdo fazë të jetës.

Ambientet e klinikës Dr. Medical Clinic & Lab në Tiranë

Ekzaminimet

Çfarë ofrojmë

Konsultë me mjeken gjinekologe

Ekografi gjinekologjike (transvaginale)

PAP-test

Analiza hormonale dhe të fertilitetit (Estradiol, Progesteron, LH, FSH, Prolaktinë, AMH)

Analiza për infeksionet vaginale dhe urinare

Kontroll laboratorik në menopauzë

Ekografi e gjirit

Rreth shërbimit

Gjinekologji në Tiranë te Dr. Medical Clinic & Lab

Gjatë konsultës, mjekja gjinekologe vlerëson shqetësimet dhe historikun tuaj shëndetësor, kryen ekzaminimin gjinekologjik dhe, kur nevojitet, ekografinë gjinekologjike. Në bazë të rezultateve, ju shpjegon gjendjen dhe hapat e mëtejshëm.

Në të njëjtën klinikë mund të kryeni edhe analizat e nevojshme laboratorike, si analizat hormonale, PAP-testin dhe analizat e sekrecionit vaginal.

Për një kontroll të plotë ofrojmë paketën “Check Up + Ekzaminim i Plotë Gjinekologjik”, që përfshin konsultën, ekografinë gjinekologjike, PAP-testin dhe analizat hormonale.

Rezervoni një konsultë

Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.

Shërbimet gjinekologjike dhe obstetrike

Konsulta gjinekologjike & ekografi

Ekzaminim gjinekologjik dhe ekografi për diagnostikim të saktë dhe ndjekje të shëndetit riprodhues.

PAP test

Zbulon herët ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës. Lexoni më shumë te PAP testi dhe eko gjinekologjike.

AF genital

Analizë e sekrecionit vaginal për infeksionet, shpesh e kombinuar me urinën komplet dhe urokulturën.

Teste për shtatzëninë

Testet e shtatzënisë dhe ndjekja me ekografi gjatë muajve të parë.

NIPT

Test prenatal jo-invaziv nga gjaku i nënës, që vlerëson rrezikun për disa anomali kromozomale të fetusit.

Infeksionet gjatë shtatzënisë

  • toksoplazmoza
  • citomegalovirusi
  • parvovirusi B19
  • rubeola dhe variçela
  • sifilizi, HIV, hepatiti B dhe C

Rekomandohet shqyrtim i hershëm, sidomos në tremujorin e parë. Lexo më shumë

Sindroma e vezoreve policistike (PCOS)

Çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshë riprodhuese. Shenjat kryesore:

  • cikël i rrallë ose i çrregullt
  • akne dhe rritje e qimeve
  • vezore me mikrokista

Diagnostikimi i hershëm parandalon komplikacione si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare. Shikoni edhe endokrinologjinë.

Mjekja jonë

Dr. Eglantina Dema, obstetre-gjinekologe në Dr. Medical Clinic & Lab, Tiranë

Dr. Eglantina Dema

Obstetre-gjinekologe

Shërbime të tjera

Specialitete të tjera në Dr. Medical Clinic & Lab

Pediatri

Mëso më shumë →

Neurologji

Mëso më shumë →

Ortopedi

Mëso më shumë →

ORL

Mëso më shumë →

Na vizitoni

Klinikat tona në Tiranë

Rezervoni një konsultë për gjinekologji

Për të rezervuar një konsultë ose nëse keni pyetje, na telefononi apo na shkruani në WhatsApp.