Shërbimet · Nefrologji
Nefrologji në Tiranë
Shërbimi i nefrologjisë ofron kujdes të specializuar për shëndetin e veshkave. Konsulta me nefrolog në Tiranë, analizat dhe ekografia kryhen në të njëjtën klinikë.
Kur duhet të konsultoheni me nefrolog në Tiranë?
- kreatinina ose urea dalin të larta në analiza
- proteina ose gjak në urinë
- ënjtje e këmbëve, e duarve ose e fytyrës
- tension i lartë që kontrollohet me vështirësi
- diabet, që kërkon ndjekje të rregullt të veshkave
- gurë në veshka ose infeksione urinare të përsëritura
- sëmundje kronike e veshkave, që kërkon monitorim të vazhdueshëm
Shërbimet tona diagnostike
- analiza urine: sediment dhe kulturë urinare
- analiza gjaku: kreatinina, urea dhe elektrolitet
- vlerësimi i funksionit renal (GFR)
- ekografi abdominale e veshkave dhe e traktit urinar
- matja e tensionit arterial
Analizat kryhen në laboratorin tonë, kështu që nefrologu i ka rezultatet shpejt.
Infeksionet urinare
Infeksionet e traktit urinar janë ndër problemet më të shpeshta. Shenjat kryesore janë djegia gjatë urinimit, urinimi i shpeshtë, dhimbja në fund të barkut dhe urina e turbullt ose me erë të rëndë.
Kur nuk trajtohen, infeksionet mund të përhapen në veshka. Trajtimi i hershëm parandalon komplikacionet. Nëse keni temperaturë, të dridhura ose dhimbje në mesin e shpinës, kontaktoni mjekun pa pritur.
Monitorim për pacientët kronikë
Për pacientët me sëmundje kronike të veshkave, diabet ose tension të lartë, nefrologu cakton kontrolle të rregullta për të ndjekur funksionin e veshkave dhe për të përshtatur trajtimin. Lexoni edhe artikullin për sëmundjet kronike të veshkave.
Si të përgatiteni
Sillni analizat dhe ekografitë e mëparshme, si dhe listën e ilaçeve. Për analizat e gjakut rekomandohet të jeni esëll 8–12 orë; për kulturën urinare merret urina e parë e mëngjesit.
Nefrologji në Tiranë: ku ndodhemi
Dr. Medical Clinic & Lab ka dy klinika në Tiranë: në Rrugën Shyqyri Brari (+355 69 70 08 777) dhe në Rrugën Idriz Dollaku (+355 69 60 60 701). Orari: E Hënë – E Shtunë, 07:30–20:00. Na kontaktoni dhe stafi ynë ju ndihmon të zgjidhni klinikën dhe orarin që ju përshtatet.
Pyetje të shpeshta
Çfarë tregon kreatinina e lartë?
Kreatinina e lartë mund të tregojë ulje të funksionit të veshkave. Nefrologu e vlerëson së bashku me GFR-në, analizën e urinës dhe ekografinë.
A kryhen analizat e veshkave në klinikë?
Po. Analizat e urinës dhe të gjakut kryhen në laboratorin tonë, ndërsa ekografia në klinikë.
Rezervoni një konsultë
Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.
Mjekët tanë

Dr. Larisa Shehaj
Nefrologe
Shërbime të lidhura
Mund t’ju interesojnë gjithashtu
Na vizitoni
Klinikat tona në Tiranë
Dr. Medical Clinic & Lab
Dr. Medical Clinic & Lab
Rezervoni një konsultë
Na telefononi ose na shkruani — stafi ynë ju ndihmon.
