
Arteriet karotide janë dy arteriet kryesore që furnizojnë trurin me gjak. Ato ndodhen në dy anët e qafës.
Arteriet karotide janë dy: e majta dhe e djathta.
Si të gjitha arteriet e trupit edhe arteriet karotide mund të preken nga ateroskleroza.
Ngushtimi apo bllokimi i tyre nga grumbullimi i pllakave të përbëra nga yndyra, kolesteroli, kalciumi dhe substanca të tjera që qarkullojnë në rrjedhën e gjakut mund të shkaktojë goditje në tru. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i një arterie karotide të ngushtuar mund të ulë rrezikun e saj.Faktorët e rrezikut që ndikojnë në formimin e Pllakave Arterosklerotike:
Tingull jonormal në arteriet karotide, të zbuluara nga mjeku me stetoskop
Konsumi i rregullt i duhanit
Sëmundja e Hipertensionit Arterial (HTA).
Sëmundja e Diabetit
Yndyrnat e larta në gjak
Avancimi i moshës
Obeziteti ose mbipesha
Historia familjare ose trashëgimia
Pllakat Arterosklerotike janë të njëjta me ato që formohen në arteriet koronare, të cilat janë përgjegjëse për Infarktin Akut të Miokardit. Për këtë arsye, të sëmurët me sëmundje koronare janë më të predispozuar se të tjerët për të formuar pllaka me yndyrë në arteriet karotide.
Postimet e Fundit
Sëmundjet e Lindura të Zemrës
Në Dr. Medical Polyclinic, kujdesi për fëmijët është një prioritet absolut. Ekipi…
Kujdesi Pediatrik në Dr. Medical Polyclinic
Në Dr. Medical Polyclinic, kujdesi për fëmijët është një prioritet absolut. Ekipi…
Kujdesi Kardiologjik në Dr. Medical Polyclinic
Në Dr. Medical Polyclinic, ne jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes…