Dr. Medical Polyclinic
Dr. Medical Polyclinic
Klinika e Zemres
Dr. Andri Çabeli
Mjek kardiolog
Pasioni dhe dëshira për një mjekësi më të mirë ishin arsyeja përse përpara 4 vitesh vendosi te themelojë Dr. Medical Polyclinic & Pharmacy.
Një mjek që profesionalizmin e rrit gjithmonë në nivel përmes dëshirës së pandalshme për dije. Tek doktor Andri Çabeli, pacientët kanë gjetur përkushtimin maksimal dhe zgjidhjen për problemet e tyre.
Dr. Andri Çabeli është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe më pas ka kryer specializmin në degën e Kardiologjisë. Një pjesë të studimeve i ka kryer ne Universitetin e Bolonjës, Itali.
Trajnime dhe specializime të ndryshme pasurojnë CV-në e tij. Autor dhe bashkautor në disa publikime mjekësore, Dr. Andri Çabeli merr pjesë aktivisht në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.