Dr. Medical Polyclinic
Dr. Medical Polyclinic
Klinika e Zemres
Dr. Mirald Gina
Kardiolog
Dr. Mirald Gina ka kryer studimet për Mjekësi të përgjithshme pranë Universitetit të Mjekësisë Tiranë dhe një vit shkëmbimi në Universitetin e Granadas, Spanjë.
Më pas ka kryer specializimin afatgjatë në kardiologji, me fokus të veçantë trajnimi për ndërhyrjet koronare dhe implantimin e aparateve kardiakë për problemet e ritmit të zemrës.
Prej vitit 2019 kardiolog intervencionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Pjesëmarrës aktiv në konferenca mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autor/bashkautor në publikime në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Me sëmundjet kardiovaskulare të renditura si shkaku i parë i vdekshmërisë në botë, ashtu si dhe në vendin tonë, merr rëndësi jetike një qasje gjithëpërfshirëse në vlerësimin e riskut kardiovaskular, parandalimin, diagnostikimin në kohë dhe trajtimin e problemeve kardiake.