Apnea e gjumit është gjendja që ndodh kur ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit ndodh disa herë gjatë natës ose gërrhitje e shpeshtë. Shkak për ketë bëhen bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, në shumicën e rasteve në nivelin e fytit ose hundës. Kjo ndërprerje e frymëmarrjes mund të zgjasë për disa sekonda ose deri në disa minuta dhe mund të përsëritet shumë herë gjatë natës, duke shkaktuar gjumë të parehatshëm dhe lodhje në ditën pasardhëse.
🔸Dr. Medical ju mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.
Paketa pneumologjike përfshin:
– Konsultë pneumologjike,
– Aparat i diagnostikimit të Apnesë së gjumit.
Apnea e gjumit është një patologji serioze e cila mund të shkaktojë probleme shëndetësore, siç janë gërrhitje, rritja e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, diabet, obezitet, depresion dhe probleme të tjerë të shëndetit mendor.