Rreth Nesh

Dr.Medical Clinic & Pharmacy
Strukturë shendetësore elitare, e ndërtuar nga një rrjet klinikash mjekësore dhe një farmaci, me prioritet shëndetin e pacientit!
Dr. Medical Polyclinic është një klinikë mjekesore e specializuar në përkujdesjen e shëndetit të pacientëve. Ne kemi një ekip të kualifikuar të mjekëve dhe specialistëve mjekësorë që ofrojnë kujdes të personalizuar për çdo pacient.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, duke përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme. Përveç kësaj, ne ofrojmë edhe konsultime dhe këshilla mjekësore për t’u siguruar që pacientët tanë kanë një kujdes maksimal për shëndetin e tyre.
- Mjekë të kualifikuar
- Përvoja më e mirë
- Prioriteti numër një
- Teknologjia më e mirë
Dr. Andri Çabeli
Pasioni dhe dëshira për një mjekësi më të mirë ishin arsyeja përse përpara 4 vitesh vendosi te themelojë Dr. Medical Polyclinic & Pharmacy. Një mjek që profesionalizmin e rrit gjithmonë në nivel përmes dëshirës së pandalshme për dije. Tek doktor Andri Çabeli, pacientët kanë gjetur përkushtimin maksimal dhe zgjidhjen për problemet e tyre.
Dr. Andri Çabeli është diplomuar për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe më pas ka kryer specializmin në degën e Kardiologjisë. Një pjesë të studimeve i ka kryer ne Universitetin e Bolonjës, Itali.
Trajnime dhe specializime të ndryshme pasurojnë CV-në e tij. Autor dhe bashkautor në disa publikime mjekësore, Dr. Andri Çabeli merr pjesë aktivisht në kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.



Klinikat tona
Ju ftojmë të na vizitoni në klinikat tona ose të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për këshillë mjekësore.


Teknologji moderne
Dr. Medical Polyclinic perdor teknologjine moderne per te ofruar sherbime mjekesore te avancuara dhe efektive per pacientet e saj.


Pacientët tanë të lumtur
Nje laborator analizash I ndodhur disa metra ne te djathte te kopeshtit zoologjik te Tiranes ne rrugen Shqyqyri Brari, ne drejtimin e kopeshtit botanik. Kryejne jo vetem analiza por edhe teste te ndryshme duke nisur qe nga testet e covidit. Ne krah te laboratorit ndodhet edhe nje farmaci qe I ploteson te gjitha nevojat e lagjes