Dr. Medical Polyclinic 1
Dr. Medical Polyclinic 2
Dr. Medical Polyclinic 3
Klinika e Zemres
Imazheria
Dr. Medical Polyclinic është një qendër e specializuar në ofrimin e shërbimeve diagnostikuese me teknologjinë më të fundit në fushën e ekografisë. Platforma jonë ekografike të gjeneratës së re është e pajisur me funksione të avancuara, duke u përshtatur çdo specialiteti mjekësor. Çdo ekzaminim ofron imazhe cilësore dhe me sensibilitet të lartë.
Qendra jonë disponon një sistem modern për ruajtjen e të dhënave dhe imazheve të secilit pacient, për një kohë të gjatë, duke i lejuar mjekut të analizojë të dhënat në kohë reale dhe të bëjë një vlerësim sa më të saktë të sëmundjes. Ekzaminimi ekografik në Dr. Medical Polyclinic mundëson identifikimin e burimit të dhimbjes, enjtesës, infeksionit apo çdo shqetësimi tjetër që pacienti mund të përjetojë. Përveç kësaj, mjekët specialistë radiologë me eksperiencë dhe aftësi të larta, ndihmojnë në përcaktimin e diagnozave të sakta dhe në ofrimin e trajtimeve më të përshtatshme për pacientët tanë.
- Eko Abdominale
- Eko gjiri
- Eko e tiroides
- Eko Doppler
- Eko e indeve të buta
- Eko Transfontanelare
- Eko e artikulacionit koksofemoral
- Eko testikulare
- Eko Transrektale
- Eko Transvaginale