Dr. Medical Polyclinic 1
Dr. Medical Polyclinic 2
Kardiologjia
Kardiologjia është guri i themelit në klinikën Doctor Medical. Me një ekip të kualifikuar të mjekëve kardiologë ku bën pjesë Dr. Andri Çabeli, Dr. Endri Hasimi dhe Dr. Mirald Gina dhe pajisje të avancuara, jemi përkushtuar për t’u bërë zgjidhja e sigurtë për shëndetin kardiak të komunitetit tonë.
Mjekët tanë janë të trajnuar për të bërë diagnoza të sakta dhe për të përcaktuar planin e trajtimit të përshtatshëm për pacientët me probleme kardiologjike. Duke kombinuar njohuritë e tyre me teknologjitë dhe metodat më të fundit, mjekët kardiologë të Doctor Medical janë në gjendje të ofrojnë trajtimin më efektiv dhe të personalizuar për pacientët.
Në klinikën tonë, pacientët përfitojnë nga një gamë e gjerë e shërbimeve kardiologjike. Kjo përfshin konsultën me mjekun kardiolog, elektrokardiogramën (EKG), ekografinë e zemrës, provën e efortit (biçikletën), monitorimin e ritmit të zemrës dhe presionit arterial nëpërmjet aparateve holter dhe këshillimin për dietë dhe stilin e jetës të shëndetshme. Mjekët tanë punojnë me pacientët në mënyrë individuale, duke u ofruar informacion dhe këshilla të detajuara për të promovuar shëndetin kardiak dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Zgjedhja e një mjeku kardiolog në Tiranë nga Doctor Medical sjell shumë përfitime për pacientët. Mjeku juaj do të jetë një partner i besueshëm në kujdesin e shëndetit kardiak. Ata do të ndjekin zhvillimet tuaja të shëndetit, të monitorojnë përgjigjen ndaj trajtimit dhe të rekomandojnë ndryshime të nevojshme për të ruajtur ose përmirësuar shëndetin tuaj. Ndërveprimi personal dhe komunikimi i hapur janë thelbësore në lidhjen mjek-pacient, dhe ne punojmë vazhdimisht për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të mbarë për pacientët tanë.
Përveç kësaj, kemi një sistem të avancuar të menaxhimit të historisë së pacientit dhe regjistrimit elektronik, që mundëson një shkëmbim të lehtë dhe të sigurt të informacionit mjekësor midis mjekëve dhe pacientëve.
Një tjetër avantazh i klinikës është specializimi i mjekëve tanë në realizimin e procedurave të tjera diagnostike apo terapeutike si angio-skaneri koronar, koronarografia, nderhyrjet perkutane koronare dhe aparaturat kardiake.
Nëse jeni në kërkim të një mjeku kardiolog të specializuar në Tiranë, Dr Medical është zgjedhja e duhur për ju. Sigurohuni që zemra juaj të jete në duar të sigurta duke zgjedhur Doctor Medical si partnerin tuaj për shëndetin kardiak.
Mjekët kardiologë realizojnë një gamë të gjerë shërbimesh si:
- Konsulta Kardiogjike
- Elektrokardiogramë (EKG)
- Ekografi të zemrës.
- Prova ushtrimore (Testi i Stresit)
- Monitorimi i ritmit të zemrës (Holter Ritmi)
- Ndërhyrje kardiake perkutane