Dr. Medical Clinic

👉Njësoj si llojet e tjerë të diabetit edhe diabeti gestacional ose i shtatzanisë, presupozon një rritje të nivelit të glukozës (sheqerit) në gjakun e nënës gjatë shtatzanisë.

👉Gratë me diabet gestacional nuk kanë diabet para shtatzënisë. Megjithëse nivelet e insulinës janë të larta në këto gra, hormonet e prodhuara nga kordoni i kërthizës (placenta) parandalojnë insulinën nga veprimi dhe për këtë arsye rritet niveli i sheqerit në gjak.

Rreziku i shfaqjes së këtij lloj diabeti është më i lartë tek ato femra që:
▪️Janë mbi 30 vjeçe
▪️Kanë raste të kësaj sëmundjeje në historikun familjar
▪️Janë mbi peshë
▪️Fëmijët e të cilave më parë ishin mbi 4 kg në lindje
▪️Kanë pasur aborte spontane

Për më shumë informacion ju ftojmë të na kontaktoni në numrat tanë të kontaktet ose të na vizitoni në pikat tona.
.