
Kontrolli kardiologjik për sportistët: kur dhe pse
Kush duhet të bëjë kontrollin kardiologjik para sportit, çfarë përfshin dhe cilat shenja gjatë sforcimit nuk duhen injoruar.
Blog
Publikuar më 27 Korrik 2023 · Dr. Medical Clinic & Lab
Sindroma e Vezoreve Polikistike (PCOS) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek femrat në moshën riprodhuese. Karakterizohet nga cikle menstruale të çrregullta, të rralla ose të munguara, si dhe nivele të larta të hormoneve mashkullore (androgjenëve).
PCOS ndodh kur vezoret e femrave krijohen me shumë qeska të vogla të mbushura me likid, të vendosura kryesisht në shtresën periferike të tyre, të quajtura mikrokista. Prezenca e tyre shkakton çrregullime të ciklit menstrual dhe në disa raste edhe mungesë të ovulacionit.
Shkaqet e PCOS mbeten ende të panjohura, por faktorë të tjerë që ndikojnë përfshijnë nivelet e shtuara të insulinës, inflamacioni i shkallës së ulët, trashëgimia, dhe nivelet e larta të androgjenëve.
Simptomat e PCOS ndryshojnë nga një paciente te tjetra, por disa shenja të zakonshme përfshijnë:
Në rastet e dyshimta të PCOS, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun specialist gjinekolog. Diagnoza e hershme dhe trajtimi në kohë, shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik, mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe uljen e rrezikut të komplikacioneve afatgjata, si diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Trajtimi i PCOS bazohet në qëllimet e secilit pacient. Mund të përfshijë ndryshime të stilit të jetesës, trajtim hormonal dhe medikamente të tjera që ndihmojnë në stabilizimin e ciklit menstrual, përmirësimin e infertilitetit dhe minizimin e simptomave të tjera.
Në Dr. Medical Clinic & Lab, ne vlerësojmë shëndetin dhe kujdesin e pacientëve tanë, dhe punojmë me qëllim për të ofruar trajtimin më të mirë të mundshëm për çdo individ. Kështu që, nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me shëndetin tuaj gjinekologjik ose dyshoni për simptoma të PCOS, mos hezitoni të kërkoni një konsultë te Dr. Medical Clinic & Lab me gjinekologen Dr. Ersila Fetah. Ne jemi të angazhuar për të ofruar kujdesin më të mirë për ju dhe për të ndihmuar në përmirësimin e shëndetit tuaj në mënyrë të përsosur.
Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.
Blog

Kush duhet të bëjë kontrollin kardiologjik para sportit, çfarë përfshin dhe cilat shenja gjatë sforcimit nuk duhen injoruar.

Si ndryshon stenoza nga insuficienca valvulare, cilat janë shkaqet dhe simptomat, dhe pse ekografia e zemrës është ekzaminimi

Dhimbja në gjoks nuk vjen gjithmonë nga zemra. Mësoni shenjat e rrezikut, shkaqet e tjera dhe si vlerësohet
Rezervoni një konsultë me mjekët tanë.