Dr. Medical Clinic

Gastriti është një sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni ose pezmatimi i mukozës së stomakut, që zhvillohet në mënyrë të papritur ose graduale.

Simptomat e gastritit ndahen në disa faza, ato mund të fillojnë me simptoma të lehta dhe shpesh nuk I vëmë re, mirëpo moskurimi I tij mund të shkaktoj gastrit kronik, një gjendje më e rënduar e sëmundjes. Disa nga këto simptoma përfshijnë:

❌Mos-tretje të ushqimit
❌Dhimbje dhe djegie të stomakut
❌Të përziera dhe të vjella
❌Ndjesi tejngopje dhe fryrje pas konsumit të vakteve
❌Gjakrrjedhje apo edhe ulçer të stomakut.

Shkaqet më të shpeshta të gastritit janë:

✅Stresi.
✅Medikamentet si Aspirina, Voltareni, Ibuprofeni,
✅Kortikosteroidet.
✅Konsumimi i alkoolit.
✅Infeksioni me Helikobakter Pilori.
✅Infeksione të tjera bakteriale dhe virale.
✅Refluksi Biliar (kthimi i lëngut të tëmthit në stomak).