Dr. Medical Clinic

Disa infeksione gjatë shtatzanisë zhvillohen pa simptoma klinike ose pa dëmtime për nënën dhe fetusin. Disa të tjera mund të jenë të rrezikshme për fetusin, veçanërisht në fazat e para të zhvillimit të tij.

Infeksionet më të zakonshme të transmetueshme gjatë shtatzënisë janë:

-Toksoplazmoza
-Citomegalovirus
-Parvovirus B19
-Virusi i Rubeolës
-Sifilizi
-Variçela
-HIV dhe Hepatiti B/C të cilat transmetohen më rrallë përmes rrugës transplacentare.

Rreziku për të pasur një efekt të padëshirueshëm për fetusin ulet ndërkohë që shtatzënia përparon. Shqyrtimi i hershëm i infeksioneve të mësipërme rekomandohet prej udhëzimeve të gjinekologjisë dhe obstetrikës veçanërisht në tremujorin e parë të shtatzanisë.