Dr. Medical Clinic

Sëmundja e arterieve koronare është patologji, në të cilën arteriet koronare ose thënë ndryshe enët e gjakut të zemrës ngushtohen, bllokohen ose dëmtohen.

Simptomat kryesore të sëmundjes së arterive koronare janë:
-Dhimbje e gjoksit (kryesisht majtas) e karakterit djegës ose shtypës -Dispne (marrje fryme)
-Palpitacione(rrahje të çrregullta të zemrës)
-Dobësi trupore e theksuar
-Djersitje

Në qoftëse ju vëreni këto simptoma, është e rëndësishme që të kryeni vizitë tek mjeku specialist, veçanërisht nëse këto ankesa janë shfaqur për herë të parë apo nëse ato behen më të shpeshta dhe më të rënda.

Diagnostikimi fillestar i sëmundjes bëhet me anë të anamnezës, elektrokardiogramës (EKG) si dhe me anë të parametrave laboratorikë. Shpejtësia e diagnostikimit është një faktor kyç në trajtimin e sëmundjes si dhe, në shumicën e rasteve, në parandalimin e komplikacioneve