
Mëlçia është një organ i vendosur në anën e djathtë të barkut dhe është gjëndra më e madhe e trupit që lidhet me aparatin tretës.
Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave, përpunimi i pjesëve përbërëse të ushqimit dhe eleminimi i produkteve të metabolizmit të trupit.
Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar (gjenetike) ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh që dëmtojnë mëlçinë, siç janë viruset dhe përdorimi i alkoolit.
Disa nga sëmundjet kryesore të mëlçisë janë:Hepatiti
Cirroza
Ecefalopati hepatite
Sëmundje imunologjie të mëlçisë
Metastaza
Sindroma-Caroli
Sindroma-Reye
Simptomat e këtyre sëmundjeve janë të shumta, por ndër më kryesoret mund të përmendim:Dhimbje barku dhe ënjtje
Ngjyra e verdhë e lëkurës dhe syve
Kruarje e lëkurës
Ngjyra e errët e urinës
Lodhje kronike
Përzierje ose të vjella
Paketa e kontrollit të mëlçisë ju jep një informacion më të detajuar dhe ndihmon në ekzaminimin e sëmundjeve që mund të prekin mëlçinë.