Dr Medical

Mjekët · Pediatri

Prof. Eleni Nastas

Pediatre – hematologe

Prof. Eleni Nastas, mjeke pediatre – hematologe në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza”, nga viti 1984, një jetë e tërë, në ndihmë të pacientëve të saj në Shërbimit të Onko-Hematologjisë Pediatrike.

Biografia

Rreth Prof. Eleni Nastas

Përvoja e saj klinike është mjaft e gjatë si në fushën e Pediatrisë së Përgjithshme edhe në atë të Hematologjisë e Onkologjisë pediatrike. Është për t’u theksuar kontributi i Prof. Elenit në krijimin e Qendrës së Hemoglobinopative, e cila mori formë në vitin 1997. Prej atij viti e në vazhdim ajo së bashku me një staf multidisiplinar të përbërë nga mjekë, infermierë, mjekë laboratori e specialistë të shumë fushave të mjekësisë, kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për rritjen e cilësisë së ndjekjes dhe trajtimit të fëmijëve dhe adultëve që diagnostikohen me Beta Talasemi dhe Drepanocitozë.

Prof. Eleni Nastas ka dhënë kontributin e saj të çmuar në formimin e mjekëve të rinj dhe ka qenë pjesë aktive në konferenca dhe kongrese të rëndësishëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në fushën e anemive të lindura.

Eksperienca e saj e gjatë në këtë fushë e bën Prof. Elenin një mjeke me vlera të spikatura jo vetëm në QSUNT, por edhe në nivel kombëtar.

Rezervoni një konsultë

Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.

Stafi

Mjekë të tjerë në Dr. Medical Clinic & Lab

Andri Cabeli

Mjek kardiolog

Kardiolog ne Tirane

Kardiolog

Na vizitoni

Klinikat tona në Tiranë

Rezervoni një konsultë me Prof. Eleni Nastas

Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.