Blog
Magnezi dhe roli i tij në trup
Publikuar më 22 Mars 2023 · Dr. Medical Clinic & Lab
Magnezi është një nga shtatë makromineralet thelbësore. Këto makrominerale janë minerale që njerëzit duhet të konsumojnë në sasi relativisht të mëdha – të paktën 100 miligramë (mg) në ditë. Mikromineralet, të tilla si hekuri dhe zinku, janë po aq të rëndësishme, megjithëse njerëzit kanë nevojë për to në sasi më të vogla.
Magnezi është jetik për shumë funksione trupore.
Shëndeti i kockave
Magnezi mund të përmirësojë shëndetin e kockave si direkt ashtu edhe indirekt, pasi ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit dhe vitaminës D, të cilat janë dy lëndë ushqyese të tjera jetësore për shëndetin e kockave.
Diabeti
Magnezi luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e glukozës dhe metabolizmin e insulinës.
Një mungesë magnezi mund të përkeqësojë rezistencën e insulinës, e cila është një gjendje që shpesh zhvillohet para diabetit të tipit 2. Nga ana tjetër, rezistenca ndaj insulinës mund të shkaktojë nivele të ulëta të magnezit.
Marrja e suplementeve të magnezit gjithashtu mund të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës tek njerëzit me nivele të ulëta të magnezit.
Shëndeti kardiovaskular
Trupi ka nevojë për magnez për të ruajtur shëndetin e muskujve, përfshirë zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se magnezi ndikon pozitivisht në funksionimin normal të zemrës.
Defiçenca e magnezit rrit rrezikun për shfaqjen e problemeve kardiovaskulare. Është vënë re që njerëzit me insufiçencë kardiake kanë njëkohësisht dhe defiçencë të magnezit. Mjekët rekomandojnë marrjen e suplementeve me magnez tek njerëzit me insufiçencë kardiake, për të pakësuar rrezikun e aritmisë dhe për të pakësuar rrezikun për goditje në tru.
Rezervoni një konsultë
Na telefononi ose na shkruani për të rezervuar konsultën në një orar që ju përshtatet.
Postimet e fundit
Kontrolli kardiologjik për sportistët: kur dhe pse
Kush duhet të bëjë kontrollin kardiologjik para sportit, çfarë përfshin dhe cilat…
Si ndryshon stenoza nga insuficienca valvulare, cilat janë shkaqet dhe simptomat, dhe…
Dhimbja në gjoks: kur vjen nga zemra?
Dhimbja në gjoks nuk vjen gjithmonë nga zemra. Mësoni shenjat e rrezikut,…
Blog
Lexo gjithashtu

Kontrolli kardiologjik për sportistët: kur dhe pse
Kush duhet të bëjë kontrollin kardiologjik para sportit, çfarë përfshin dhe cilat shenja gjatë sforcimit nuk duhen injoruar.

Sëmundjet e valvulave të zemrës: stenoza dhe insuficienca
Si ndryshon stenoza nga insuficienca valvulare, cilat janë shkaqet dhe simptomat, dhe pse ekografia e zemrës është ekzaminimi

Dhimbja në gjoks: kur vjen nga zemra?
Dhimbja në gjoks nuk vjen gjithmonë nga zemra. Mësoni shenjat e rrezikut, shkaqet e tjera dhe si vlerësohet
Keni pyetje për shëndetin tuaj?
Rezervoni një konsultë me mjekët tanë.

